Ka kohë që nuk ka qenë aktive me ndonjë projek të ri muzikor.
Bëhet fjalë për këngëtaren Eni Koçi, e cila prej më shumë se një vit nuk ka sjell ndonjë këngë të re për fansat.
Kjo pasi bukuroshja nga Shqipëria ishte më shumë e fokusuar në jetën personale, pasi u bë nënë për herë të parë.

Ajo tani ka paralajmëruar fansat se po rikthehet me projekte të reja duke u shfaqur nga një studio muzikore.
“Këngë të reja po vijnë”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit në InstaStory.