Neymar dhe e dashura e tij bëhen prindër të një vajze, zbulohet emri

Mediale Vip

Neymar dhe e dashura e tij bëhen prindër të një vajze, zbulohet emri

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 09:55
Neymar dhe Bruna Biancardi

Neymar dhe Bruna Biancardi janë bërë prindër të një vajze. Ikona e futbollit brazilian tashmë është bërë baba për herë të dytë. Çifti ka shkruar një mesazh emocionues që i është drejtuar fansave në rrjetet sociale. Ata kanë zbuluar se të voglën e quajtën ‘Mavie’.

Të dy ndanë një sërë fotosh të adhurueshme me vajzën e sapolindur në spital. Përveç fotografive të mahnitshme, çifti shkroi gjithashtu një mesazh të ngrohtë, duke thënë: “Mavie jonë erdhi për të përmbushur jetën tonë. Mirë se vjen, bijë! Të duam shumë… faleminderit që na zgjodhe.”

Mavie ka lindur në Brazil pasi më parë ish-lojtari i PSG-së fluturoi 7,073 milje për t’u ribashkuar me të dashurën e tij. Ndërsa Neymar është edhe baba i një djali, Biancardi nis një kapitull të ri në prindërim.

Futbollisti ka një djalë 12-vjeçar, Davi Lucca, me Carolina Dantas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat