“Dancing With The Stars Fan Club” ka nisur këtë të diel transmetimin në “Top Channel”, ku janë diskutuar shumë çështje post-Prime dhe të gjitha të rejat e fundit mbi personazhët dhe konkurrentët.
Ndëkohë, gjatë emisionit, moderatorja Kiara Tito u njoftua se një Saimir Korreshi, një prej konkurrentëve, ka thyer krahun.
Deputeti i Partisë Demokratike me sa duket ka pësuar një incident gjatë provave të kërcimit.
Si pasojë e këtij problemi të papritur, tashmë është vënë në pikëpyetje edhe vazhdimësia e garës për Korreshin.