Jada Pinkett Smith ka treguar se Chris Rock i kërkoi asaj takim përderisa thashethemet po qarkullonin se ajo dhe Will, po shkurorëzoheshin.
“Mendoj se çdo verë dilnin raportime se unë dhe Will po divorcoheshim”, tha Jada.
“Dhe këtë verë të veçantë, Chris mendoi se ne po divorcoheshim”, vazhdoi ajo. “Kështu që ai më thirri dhe në thelb tha: ‘Do të doja të kishim një takim'”.
Jada tha se ishte e befasuar nga oferta, raporton The Sun.
Chris Rock ishte në siklet, sipas Jadas.
“Ai kërkoi falje dhe me aq përfundoi”, shtoi Jada.