Billy Ray Cyrus është martuar me të dashurën e tij Firestone. Këtë e ka bërë të ditur çifti në Instagram. Dasma u zhvillua më 10 tetor.
Dhëndri thotë se ishte “një ditë e bukur dhe e gëzueshme kur shpirtrat janë bashkuar”.
Billy Ray 62 vjeçar, babai i këngëtares Miley Cyrus, u divorcua nga ish-gruaja e tij Tish në prill 2022.
35-vjeçarja Firestone njihet si këngëtare dhe aktore.