Rap-artistja e njohur shqiptare, Tayna, është mjaft aktive dhe ndan me fansat postime të ndryshme.
Bukuroshja nga Prizreni së fundmi ka marrë vëmendje me disa fotografi që publikoi në InstaStory.
Ajo shfaqet e veshur me një fustan të zi, i cili është tërësisht rrjetë në pjesën e poshtme teksa lart ka disa prerje.

Dukjen e ka kompletuar me një palë vathë shkëlqyes në formë të rrumbullakët si dhe me unaza ari.
Kjo paraqitje e Doruntina Shalës (emri i vërtetë) nuk ka dyshim se është komentuar edhe nga ndjekësit nëpër rrjete të ndryshme sociale.
E njëjta po vazhdon të jetë tejet e angazhuar me muzikë, ku pak ditë më parë erdhi me një bashkëpunim.
Ajo solli këngën e re “4×4” në duet me Rzon, Salim Montarin, Il Ghostin dhe Marinin.