Këngëtarja Billie Eilish e ka ndarë një lajm interesant për adhuruesit e saj.
Ajo e ka publikuar një fotografi të tatuazhit të saj më të ri që e ka bërë në shpinë.
Fotoja dukej se ishte bërë gjatë procesit të tatuazhit menjëherë pasi ishte bërë skica e bojës.
Tatuazhi me bojë të zezë është abstrakt dhe fantastiko-shkencor, një stil gjithnjë e më popullor që është parë tek yjet si Grimes.
Është bërë nga artistja e tatuazheve Matias Milan, sipas postimit të saj të mëparshëm, shkruan People.