Xhensila Myrtezaj po shijon javët e fundit të shtatzënisë.
Ndonëse ka qenë më diskrete gjatë kësaj shtatzënie dhe larg vëmendjes dhe kureshtjes së fansave, këngëtarja ka vendosur të ndajë së fundi me miqtë virtualë disa imazhe të ëmbla me barkun e rrumbullakosur.
Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, me disa foto Xhensila shkruan: “9 muaj duke u përgatitur për të rënë në dashuri për gjithë jetën”.
Pak javë më parë, së bashku me lajmin e pritjes së ëmbël, Xhensila, Besi dhe Ajka, e cila do të bëhet së shpejti motra e madhe, zbuluan se familja do të shtohet me një djalë.