Kohët e fundit për detaje shpesh të vogla dhe të parëndësishme janë krijuar aludime për një krisje mes Arbana Osmanit dhe drejtueseve të 'Top Channel', Sara dhe Lori Hoxha.
Rasti i fundit ishte premeria e filmit ' Në kuadër të dashurisë', prodhim i 'Top Channel Films', ku u përfol shumë pjesëmarrja e Arbanës(e cila, po, ishte e pranishme) dhe mungesa e postimeve të saj në mediat sociale.
Por, edhe një herë, moderatorja ka treguar se nuk ka asnjë problem.
Ditën e djeshme Lori festoi ditëlindjen. CEO i 'Top Medias' bëri 30 vjeç dhe mes shumë urimeve për të, nuk mungoi një nga Arbana. Ajo ndau një foto ku shfaqet e përqafuar me Lorin në dasmën e saj, ku duket se Lori ka pritur edhe lulet e nuses. Krah fotos, Arbana shkruan:
"Gëzuar ditëlindjen një tjetër peshoreje të mrekullueshme në jetën time @lorihoxha. Mirënjohëse që ndaj me ty një udhëtim të mrekullueshëm. Gëzuar për shumë gjëra që do të vijnë."