Ritmi i kësaj vjeshte mban titullin “Simpatia” ardhur nga Bekim Ibrahimi

Mediale Vip

Ritmi i kësaj vjeshte mban titullin “Simpatia” ardhur nga Bekim Ibrahimi

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Pas librit monografik shkruar vetëm për jetën dhe karrierën e rij artistike tashmë ai ka sjellë një tjetër projekt muzikor. E kemi fjalën për artistin e shumë hiteve shqiptare Bekim Ibrahimi ku kënga më e re që po pritet mjaft mirë quhet " Simpatia ".

Duket sikur Bekimi është vërtet një artist i rralë që mundet të këndojë pa u dalluar se origjina e tij është Kosova , dhe ku mjaft mirë kuptohet dhe përshtatet me çdo cep ku flitet shqip.

Për projektin më të ri ka bashkëpunuar me Endrit Shani për orkestrim dhe masterizim e ku muzika është punuar nga vetë ai.

Teksti po nga vetë Bekimi dhe autori i njohur Jahe Fida, vodeoklipi mjaft i përshtatur nga Artfabe e skenari dhe regjia nga vetë artisti.

Ka plot ritëm kjo këngë prandaj klikoni dhe dëgjojeni në linkun më poshtë!.BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat