Giorgia Meloni flet pas ndarjes, si është kryeministrja italiane

Mediale Vip

Giorgia Meloni flet pas ndarjes, si është kryeministrja italiane

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 20:34
Giorgia Meloni, Andrea Giambruno

“Jam shumë mirë, vijoj të bëj punën time si gjithmonë.” Me këto fjalë u është përgjigjur kryeministrja italiane Giorgia Meloni pyetjeve të bëra nga gazetarët pas ndarjes me ish-partnerin, Andrea Giambruno.

Mediat italiane shkruajnë se kryeministrja ishte në dijeni për praninë e  një materiali kompromentues  që shikuesit panë në emisionin satirik Striscia la Notizia që transmetohet në Canale 5 ,pjesë e perandorisë mediatike Mediaset e themeluar nga ish-kryeministri i ndjerë Silvio Berlusconi.

Megjithatë, kryeministrja Meloni mësohet se nuk e dinte në detaje përmbajtjen e këtij materiali.

Të premten Piersilvio Berlusconi, djali i themeluesit të partisë Forza Italia, i telefonoi kryeministres dhe tha se i vinte “shumë keq” për transmetimin e audiopërgjimit të Giambrunos në Mediaset.

“Unë nuk dija asgjë për këtë, përndryshe do t’ju kisha paralajmëruar“ e siguroi Melonin shefi ekzekutiv  i Mediaset.

Teksa njoftoi ndarjen, Meloni shtoi se miqësinë me ish-partnerin do ta ruajë për hir të vajzës së tyre 7-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat