Ajo shprehja "Armiku i armikut tim është miku im", duket se nuk vlen për Arbenita Ismajlin.
Modelja muajit e fundit gjendet në një situatë të vështirë me ish-bashkëshortin Fero, i cili së fundmi nuk i jep as divorcin. Ajo ka shpërthyer shpesh në mediat sociale kundër tij, teksa e ka quajtur edhe "narcist".
Këtë situatë mes tyre e ka vëzhguar edhe kundërshtari më i madh i Fero, Unikkatil. Dy reperët kanë pasur përplasje të forta në të kaluarën dhe diss-et nuk kanë munguar.
Duke parë problemer mes tyre, Uniklatil i ka shkruar Arbenitës në Instagram:
“Kam një ide që mund të të ndihmojë të heqësh stresin dhe kjo duke respektuar privatësinë tënde të plotë."
E me siguri ai nuk e kishte menduar këtë përgjigje të Arbenitës.
“Po patjetër. Por para kësaj a mund të porosis një picë,”-ka qenë përgjigjja ironike e Arbenitës, e cila më pas i ka bërë bllok Unikkatili-t.