Prej kohësh përflitet për krisje raportesh mes motrave Libohova.
Vet Irma dhe Eranda nuk kanë folur asnjëherë rreth këtyre lajmeve që sa duket se pushojnë, rikthehen prapë.
Së fundmi ato u rikthyen në vëmendjen e medias rozë dhe ndjekësve sërish, por kësaj radhe duke u shfaqur së bashku.

Pas më shumë se dy vitesh ato fotografohen për herë të parë së bashku duke i dhënë kështu fund aludimeve se dy ikonat e muzikës shqiptare nuk flasin me njëra-tjetrën.
Disa orë më parë, Irma dhe Eranda kanë ndarë në InstaStory pas shumë vitesh një video bashkë, në shoqërinë e njëra-tjetrës e gjthashtu familjarëve të tjerë.