Aktori që dikur kishte qenë gangster, Dave Courtney, ka vdekur në moshën 64-vjeçare.
Courtney është gjetur në Plumstead të Londrës juglindore të dielën, dhe thuhet të ketë bërë vetëvrasje.
Policia metropolitane ka thënë që vdekja e tij po trajtohet si e dyshimtë.
Familja e tij e ka nderuar për “jetën e tij të pabesueshme, dhe shumëngjyrëshe” dhe se si a e kishte përjetuar “edhe dhimbjen e kancerit dhe të artritit në vitet e tij të fundit”.