Artisti i njohur shqiptar, Don Phenom është bërë baba për herë të dytë.
Lajmin e bukur e ka bërë me dije vetë reperi në një postim në llogarinë e tij në Instagram. Ai zbuloi se fëmija i dytë i tij dhe partneres është një vajzë që e pagëzuan me emrin Zoya.
“Përshëndetje nga vajza ima e porsalindur Zoya Sterkaj”, ka shkruar reperi sipër fotos të së bijës duke u kujdesur që të ia mbulonte portretin me një emoji.
Kujtojmë se reperi dhe partnerja e tij janë prindër edhe të një djali.