Rikthimi i Xhoanës në vilën e ‘Love Islan Albania’ ka shkaktuar shumë polemika në vilë, për shkak të përballjeve midis saj dhe ciftit Ueda-Arlind.
Paraprakisht, Xhoana pati një ballafaqim kërkuar me Arlindin, i cili i tha se nuk hedh poshtë ato që ka kaluar me to, por tashmë i është përkushtuar Uedës.
Ndërkohë, mes vajzave duket se akoma nuk është qetësuar situata, ku së fundmi, duket se kanë patur një përplasje fizike mes njera-tjetrës.
Në një frekuencë të videos, dëgjohet Xhoana që i drejtohet Uedës “Po të çohem, nuk më intereson se ku jam, do të kap prej flokësh”, ndërsa Ueda e provokon duke i thënë “Çohu”.
Nuk e dimë nëse përplasja ka qenë në kuadër të shakasë, apo situata mes vajzave mbetet po aq e tensionuar.