Sofia Richie me sa duket po rikthen trendin më të urryer të grimit

Mediale Vip

Sofia Richie me sa duket po rikthen trendin më të urryer të grimit

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 18:43
Sofia Richie

Një nga trendet më të përhapura të fillimit të viteve 2000 ka qenë grimi ultra-matt me bronzer të theksuar të shoqëruar me ‘concealer’ që përdoret si buzëkuq.

Edhe pse nuk pritej, Sofia Richie duket sapo e risolli këtë tendencë në 2023-shin!

Në një nga videot e saj të fundit në TikTok, ajo u tregoi mbi 3 milionë ndjekësve të saj kombinimin e buzëve për vjeshtë. Pasi përdori një shkëlqyes buzësh, ajo e përfundoi me atë që e quajti “qershia mbi tortë”, një sasi e vogël korrektori në mes të buzëve të saj.

“Kështu arrini këtë kombinim të bukur të buzëve ombre,” thotë ajo.

Aplikimi i një buzëkuqi më të lehtë në qendër të buzëve tuaja (apo në këtë rast, korrektorit) jep pamjen e buzëve më të plota. Sigurisht, aplikimi i korrektorit duhet të jetë i lehtë dhe pak në mes të buzëve, jo lyerja e plotë trendi Y2K.

Dhe duke marrë parasysh që Sofia e bëri trendin “old-money” të rikthehej fuqishëm në modë, nuk do të ishte aspak çudi që edhe ky trend do të përqafohet po njësoj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat