Alby rrëfen si përfundoi në industrinë e filmave për të rritur: ‘Kam lënë familjen’

Mediale Vip

Alby rrëfen si përfundoi në industrinë e filmave për të rritur: ‘Kam lënë familjen’

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 21:28
Alby

Pjesëmarrja e Alby në ‘BBVK’ ka bërë shumë bujë për të gjithë ndjekësit, për shkak të profesionit të saj tëk filmat për të rritur.

Gjatë një bisede në shtëpi, ajo ka rrëfyer rrugëtimin e saj në këtë industri, teksa e ka konsideruar edhe si ‘budallallëk’.

Ajo tha se gjithçka nisi nga dëshira për të qenë e pavarur kur u shpërngul në Florida të SHBA-së.

“Ia kam shkatërru jetën nënës, kujton që nëna ime në Laç e ka jetën e mirë? I thonë ‘vajzën e ke kështu, vajzën e ke ashtu’, edhe ajo prap ua mbyll gojën, iu thotë: ‘Është vajza ime, jo e jotja’”.

Ajo e përmbylli rrëfimin e saj me një mesazh për të gjitha vajzat e reja, që të mos përfundojnë në industrinë e filmave për të rritur.

“Do iu thoja mendoni tri herë para se ta bëni një gjë të tillë sepse nuk është asgjë e veçantë, nuk fiton, por vetëm humb. Edhe familja nuk të lë kurrë, je ti ajo që lë familjen. Veç me mend në kokë edhe dëgjo më shumë prindërit sepse vetëm të mirën ta dojnë”, tha Alby.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat