Kur do bësh një fëmijë? Olsa Muhameti e ka të qartë përgjigjen

Mediale Vip

Kur do bësh një fëmijë? Olsa Muhameti e ka të qartë përgjigjen

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 06:34
Olsa Muhameti

Olsa Muhameti ishte e ftuar këtë javë në “Më lër të flas”, për të diskutuar mbi një temë mjaft të ndjeshme për shoqërinë, sikurse është ulja e lindshmërisë.

Ajo ka ndarë me publikun edhe detaje mbi lidhjen më të gjatë që ka pasur, e cila ka zgjatur plot 10 vite.

E pyetur se kur mendon të martohet dhe të lindë fëmijë, autorja e emisionit “Për’puthen” u përgjigj kështu: “Unë s’e kam aspak problem të gjej dikë dhe të lind fëmijë, por s’ka qenë zgjedhja ime deri më tani…”

Mandej ajo shtoi: “Mami më ka pyetur njëherë: ‘A je e lumtur?’ Dhe unë iu përgjigja ‘PO”

“Kur të mos jem më e lumtur kështu, do gjej një partner me të cilin do martohem dhe do sjell në jetë një fëmijë”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat