Bora Zemani, një ndër çiftet më të komentuara të showbizz-it shqiptar, po ndërmarrin një hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre.
Moderatorja dhe aktori kanë vendosur të martohen. Çifti do të shkojnë drejt altarit verën e ardhshme, por ende s’kanë vendosur një datë të saktë.
Sipas burimeve për Prive, çifti kanë nisur planifikimin e ceremonisë nga tani, madje edhe kanë njoftuar disa miq të tyre që të koordinojnë pushimet e tyre me dasmën.
Ndërkohë Bora Zemani dhe Donald Veshaj do të sjellin në dhjetorin filmin që rrëfen historinë e dashurisë së tyre të titulluar “5 herë jo”.
Çifti në këtë mënyrë kanë lënë pas gjithçka ka ndodhur me lidhjen e tyre të mëparshme 4-vjeçare, duke nisur komplet një jetë të re në krah të njëri-tjetrit.
Kujtojmë që Bora dhe Donald u ndanë pasi aktori e tradhtoi me këngëtaren Beatrix Ramosajn brenda shtëpisë së BBV1. Por pas përfundimit të spektalit, gjetën sërish rrugën për tek njëri-tjetri.