Gania e ka komentuar deklaratën e Lumbardhit që dha në ‘Prime’-in e së premtes, pasi shprehi pëlqimin e tij për Albën.
Komediani tha se nuk është e lehtë për Lumbardhin ajo deklaratë që e tha, sipas tij, më pak peshë do të kishte nëse ai nuk e thoshte në ‘Prime’ atë.
“Është thyer krenaria e një mashkulli, e di çfarë do të thotë të të thyhet krenaria para gjithë shqiptarisë”.
“Vetëm para ‘Prime’-it të kishte ndodhur do të ishte shumë më e lehtë”, ka thënë Gania.
Pas Ganisë, edhe Shqipja nuk qëndroi pa folur, ku tha: “U shemb 30-vjeçari”.