Të kesh bashkëshort Lorik Canën e mos të jesh xheloze? E pamundur!
Edhe bashkëshortja e tij, Monica ka qenë “tmerrësisht xheloze, e sëmurë”, por me kalimin e kohës, niveli i saj i xhelozisë ka kaluar nga “tmerrësisht, në shumë”.
Të paktën kështu tha Loriku në "Më lër të flas".
Megjithatë, kapiteni legjendar shtoi se vetë ai nuk është xheloz për partneren dhe është shumë liberal.
“Ka qenë një mbështetëse dhe krah i rëndësishëm për mua. Monika ka qenë tmerrësisht xheloze, në pikë sëmundje. Por nga kjo pikë u ul, nga tmerrësisht u bë shumë xheloze.
Dmth një gradë pak më poshtë. Kurse unë jam shumë liberal. Unë insistoj që ajo të dalë, se pyes ku dole, sa u vonove”, u shpreh ai.