Marrëdhënia midis Dea Mishel dhe Luiz Ejllit vazhdon të mbetet e tensionuar, edhe pas përfundimit të edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, ku ata krijuan herë pas here mosmarrëveshje.
Koncerti i këngëtarit në Shkodër, ku ofendoi publikisht Dean, ka bërë që situtata të përkeqësohet akoma më shumë midis dy ish-banorëve.
Ndërkohë, në një intervistë së fundmi në emisionin “S’e luan topi”, blogerja i ka bërë thirrje Luizit që t’i nxisë fansat e tij të jenë më të dashur.
“Doja t’i thoja publikisht që të përpiqet që këta ndjekës që i ka kaq të zjarrtë, t’i udhëzojë që të jenë më të dashur dhe pozitiv,”- është shprehur ajo.