Nën drejtimin e Luana Vjollcës, mbrëmjen e sotme po zhvillohet gjysmëfinalja e Love Island Albania e cila po transmetohet Live në Televizionin Klan.
Një nga çiftet e eleminuara disa javë më parë, Sofiela dhe Erato duket se po kalojnë një krizë në çift. Ka qenë Luana që e ka pyetur Sofielën se si po shkon marrëdhënia e tyre jashtë vilës së dashurisë dhe kjo e fundit ka treguar se momentalisht kanë disa konflikte në çift, por nuk ka dhënë një përgjigje konkrete.
Luana: Sofiela kemi lajme dhe nga ty, nga e ke Eraton?
Luana: Jeni bashkë apo jeni ndarë?
Sofiela: Kemi mospërputhjet tona, por do shohim në vazhdim. Si çdo çift dhe ne kemi krizat tona që na i sjell jeta.