Gjithmonë e më shumë flasim e dëgjojmë për personazhe shqiptarë të cilët arrijnë majat.
Këtë herë do tju prezantojmë modelin dhe aktorin Kujtim Termkolli i cili ka lindur në Fushë Kosovë e ka jetuar në Kanada, duke u bërë atje një imazh mjaft i kërkuar i botës së modës e deri te protagonizmi i tij nëpër kinema te seriali " Sex and the City" por së fundi edhe në filmin "Star Trek".
E në disa foto që po shihni duhet të krenohemi se ky është djaloshi simpatik nga Kosova Kujtim Termkolli.

Ai është një shembull për të gjithë të rinjtë që ëndrra dhe pasionet nuk duhen harruar, pasi vetë ai kaloi nëpër shumë peripeci kur ishte fëmijë dhe emigroi në kohën e luftës në Kadada, ku preku dhe realizoi dhe ëndrrat e tij.
Mësojmë se djaloshi është rikthyer në Kosovë për të vazhduar karrierën këtu apo për të jetuar e dhënë kontributin e tij në vendlindje kjo pritet të shihet.BS
