Rap-artistja shqiptare, Melinda Ademi, ka vendosur të bëjë një transformim të madh për Halloween.
Bukuroshja, e ndjekur nga mbi një milion njerëz vetëm në Instagram, ka shpërndarë disa pamje ku zbulon personazhin, nga i cili u inspirua për këtë festë.
Krijuesja e hitit “Mëkatare” u shndërrua në Chucky Doll, në pamjen e saj të frikshme.
Ajo vjen me një kostum të ngjashëm e me trikon e famshme shumëngjyrëshe, ndërsa mban në duar një thikë të madhe.
“Dëshiron të luash. Urime Halloweenin”, ka shkruar ajo në videon e hedhur në TikTok.
Zeshkania ka bërë një grim më të rëndë, me nuanca të ngjyrës së zezë e po ashtu edhe thonj të tillë.
Veç Ademit, pati edhe transformime të tjera nga personazhet e showbizit për këtë Halloween.