Vetëm pak ditë më parë përmes disa pamjeve nga një darkë familjare motrat Irma dhe Eranda Libohova konfirmuan bashkimin e tyre.
Ribashkimi i tyre pas thuajse 4 vitesh pa folur, ishte një lajm i papritur njëkohësisht edhe i gëzueshëm për gjithë shqiptarët.
Duket se dy motrat kanë vendosur që vitet e humbura krah njëra-tjetrës t’i rikuperojnë shumë shpejt.
Në instagramin e saj, Eranda ka postuar së fundmi një video ku shfaqet pranë motrës së saj, Irmës në një skenë ku duket se po bëjnë prova e në sfond dëgjohet muzikë popullore.
Kështu motrat Libohova na kanë paralajmëruar se së shpejti do të performojnë sërish bashkë në skenë, për gjithë shqiptarët.
Për 5 vite ato i munguan ekranit dhe skenës shqiptare pasi u përfol se ndërprenë raportin për shkak të një mosmarrëveshjeje. Por tashmë motrat Libohova kanë vendosur të lënë pas çdo gjë për t’ia nisur nga e para më të lumtura se kurrë krahë njëra-tjetrës.