Paulo Dybala ndihet shumë mirë në Romë, pavarësisht se sulmuesi argjentinas ka pasur shumë oshilacione, kjo nisur edhe nga dëmtimet e shumta. Por nëse në fushë nuk ka shkëlqyer kohët e fundit, jashtë, në jetën sentimentale është drejt një hapi të madh.
Kjo lidhet me partneren e tij. Paulo Dybala dhe Oriana Sabatini po shkojnë drejt altarit.
Këtë e ka bërë të ditur këngëtarja argjentinase me një postim në Instagram.
Joya dhe e dashura e saj janë bashkë prej 5 vitesh dhe argjentinasi vendosi t’i propozojë këngëtares duke i dhuruar një unazë të shtrenjtë siç treguan të dy duke publikuar foto në Instagram me mbishkrimin: “Përgjithmonë”.