Të martën është festuar ajo që njihet si ‘nata e shtrrigave’ apo Halloween-i.
Ashtu siç e kërkon edhe motivi i festet, shumë prej të famshmëve janë transformuar me këtë rast, duke veshur kostume të ndryshme – kryesisht të frikshme.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, vendosi që këtë vit të maskohet si një lepurushe atraktive.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, ajo është shfaqur mjaft atraktive e veshur me një kostum ngjyrë rozë.
Në kokë, ajo kishte vendosur dy veshë të gjatë prej pelushi, që ngjasonin si veshët e lepurit.

Për t’u dukur akoma më provokuese, interpretuesja e hitit “Bonbon” kapi gjoksin e saj me duar, teksa pozonte pranë mikut të saj – gjithashtu i maskuar për Halloween.
Era përndryshe është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat pret që t’i publikojë së shpejti.