Robert De Niro në gjyqin e abuzimit me asistenten/ E thirri në 6 të mëngjesit për t’i kruar kurrizin

Mediale Vip

Robert De Niro në gjyqin e abuzimit me asistenten/ E thirri në 6 të mëngjesit për t’i kruar kurrizin

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 18:34
Robert De Niro

Gjyqi i abuzimit i thirrur nga ish-asistentja personale e aktorit të vjetër Robert De Niro po bëhet gjithnjë e më interesant, duke zbuluar sjellje të shumta abuzimi verbal e psikologjik të pretenduara nga e punësuara, për të cilat kërkon $12 milionë dëmshpërblim.

Aktori i filmit Kumbari është prfshirë në një betejë eksplozive me ish-asistenten e tij Graham Chase Robinson, e cila kishte punuar për 11 vjet për Niro dhe hoqi dorë vetëm në vitin 2019.

41-vjeçarja kihste nisur si asistente personale dhe më vonë ishte ngritur në detyre si zv. presidente e agjencisë Canal Productions.

Robinson po padit De Niro për 12 milionë dollarë dëmshpërblim me akuzat e “dëmeve të rënda emocionale dhe të lëndimeve të vazhdueshme”.

Por padia e gruas erdhi vetëm pasi De Niro kishte ngritur ndaj saj padi për vjedhje.

Në akuzat e tij De Niro pretendonte se Robinson kishte transferuar një vlerë prej $450,000 në udhëtime ajrore, nga llogaria e kompanisë te ajo personale.

Robinson akuzon se ish-punëdhënësi i saj e thërriste me emra abuzivë dhe e detyronte t’i zbukuronte pemën e Krishtlindjeve.

Në një mesazh telefonik që u luajt në gjyq, De Niro dëgjohej që i thoshte: “Ti o mjerane nuk i përgjigjesh telefonatave të mia, si guxon? Je e mbaruar, tani do shkarkohesh moj dreq”.

“C’janë këto pisllëqe, ti o mjerane e llastuar, ti nuk tregon respekt për mua? Ik *iu!”

Në të tjera dëshmi aktori kishte marrë në telefon Robinson në 6:30 të mëngjesit që ta ndihmonte të hapte kompjuterin.

Ndërsa në një tjetër rast, Robinson akuzon se ish-pronari i kërkonte t’i kruante kurrizin, të cilën De Niro e ka pranuar.

Robison tha se i sugjeroi që të përdorte mjetin e posaçëm të kruarjen, por aktori 80-vjeçar refuzoi duke thënë se i pëlqente si e bënte ajo.

De Niro pranoi kruarjen e kurrizit por tha se ‘nuk ishte bërë me mungesë respekti’.

Aktori duket se pranonte gjithashtu se i kishte kërkuar Robinson të porosiste për të pije e ushqim në mesnatë.

De Niro dha dje rreth pesë orë dëshmi dhe gjyqi pritet të zgjasë rreth dy javë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat