Ditën e djeshme u zbulua se Kejsi Tola është tërhequr nga konkurrimi i saj në 'Festivalin e Këngës' në RTSH. Kurse sot një tjetër artiste ka vendosur të largohet. Bëhet fjalë për Samanta Karavellën, e cila e ka konfirmuar vetë lajmin për ‘Anabel’. Sakaq, nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi të papritur të këngëtares.
Dy artistet janë zëvendësuar nga Peter Pan Quartet me këngën ‘Edhe një herë’ dhe Irma Lepuri me këngën ‘Më prit’.
Këtë vit ‘Festivali i Këngës’ do të mbahet nga datat 19-22 dhjetor kur publiku do të vendosë përmes televotimit se kush do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2024 si çmim special kurse juria do të përzgjedhë fituesin e festivalit dhe çmimet tjera.
Ndërkohë, lista e artistëve është:
Stivi Ushe – Askush si ty
Besa Kokëdhima – Zemrën n’dorë
Eldis Arnjeti – Një kujtim
Shpat Deda – S’mund të fitoj pa ty
Jehona Ponari – Evol
Besa Krasniqi – Esenciale
Elsa Lila – Mars
Erina dhe The Elementals – Jetën n’Skaj
Jasmina Hako – Ti
Jehona Ponari – Evol
Olimpia Smajlaj – Asaj
Sergio Hajdini – Uragan
Tri Gjoci – Në ëndërr
Martina Serreqi – Vetëm ty
Big Basta dhe Vesa Luma – Mbinatyrale
Festina Mejzini – Melos
Mal Retkoceri – Çmendur
Michela Paluca – Për veten
Santino De Bartolo – Dua të rri me ty
Kleansa Susaj – Pikturë
Kastro Zizo – 2073
Andi Tanko – Herë pas here
Anduel Kovaci – Nan’
Arsi Bako – Zgjohu
Bledi Kaso – Çdo gjë mbaroi
Melodajn Mancaku – Nuk jemi ne
Olsi Ballta – Unë
Troy Band – Horizonti i ëndrrave
Luan Durmishi – Përsëritja
Sardi Struga – Boshatisur
Peter Pan Quartet - Edhe një herë
Irma Lepuri - Më prit