Në darkën e parë të konkurrentëve të nominuar të Big Brother VIP Kosova, sigurisht nuk ka munguar as Brikenda.
Një nga pyetjet drejtuar asaj ishte – “Pse mendon që duhesh ta vazhdosh lojën këtu?”.
“Sepse unë kam hy për të fituar normal dihet, por kam zgjedh që dy javët e para të qëndroj indiferente me i pa njerëzit çfarë persona janë edhe me qëndru më e qetë deri kur ta kuptoj strategjinë e secilit prej juve, kështu që unë mendoj që kam shumë me dhuru prej vetes, edhe besoj që duhet me ndejt hala këtu.
Kanë njerëzit shumë sende me i zbulua tek unë edhe unë kam shumë sende me i tregu publikut”, ka thënë pos tjerash Brikenda.