Ish-konkurrenti i 'Për'puthen' i jep fund beqarisë

Mediale Vip

Ish-konkurrenti i 'Për'puthen' i jep fund beqarisë

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 20:18
Beart Rexhepi

Me siguri e mbani Beart Rexhepin, ish-konkurrentin e "Për'puthen" që bëri bujë për historinë e dashurisë me Tea Trifonin.

Pak javë më parë ai konfirmoi lidhjen me të dashurën e tij, me të cilën së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë së bashku.

Tani, çifti kanë kurorëzuar me martesë lidhejn e tyre të dashurisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Instagram, ku ka treguar nënën e fëmijës së tij të veshur me një fustan të bardhë nusërie teksa ndodheshin në një makinë.

Dyshja duken shumë të lumtur teksa shoqëroheshin edhe nga familjarët e ish-konkurentit në makinë duke kërcyer dhe kënduar me këngë dasme.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat