Missi ikonik i Kosovës, Diellza Kolgeci, vazhdon të mbetet bindshëm në fronin e “perëndeshë së përhershme të bukurisë”.
Elegante dhe e pa ngatërrueshme, Diellza Kolgeci ka shkëlqyer edhe sonte teksa ndiqte sfilatat në “Prishtina Fashion Night”.
Bukuroshja, kishte zgjedhur që në këtë event të vinte e veshur në mënyrë klasike, në të zeza dhe me grim të lehtë.
Duhet thënë se Diellza Kolgeci mbetet ndër të vetmet figura publike natyrale, që nuk ka preferuar të ndërhyjë në pamjen e jashtme.