Si pjesë e skuadrës humbëse “Kalle”, Atalanta dhe Luixhino zhvilluan performancën e tyre ku sërish mbizotëroi alegria në skenën e “Dancing With The Stars”.
Përpos pjesës së koreografisë një detaj i rëndësishëm që tërhoqi po aq vëmendje sa e gjithë kërcimi ishte fustani.
Ilir Shaqiri: Stonove në disa momente me Luixhinon në mënyrën e realizimit të hapave. Duhet të mos punosh me hope në një koreografi.
Oltra Gixhari: Mua mu duk sikur shkëlqyet mjaftueshëm. Atmosfera që solle, përfshirë edhe kostumin edhe këngën më çoi në fëmijërinë time. Kjo është merita juaj në energjinë që më sollët.
Valbona Selimllari i drejtohet Luixhinos: Unë të thash mos e mundoi kaq shumë gocën po jo t’i shtojë kaq shumë gjëra.
Luixhino: Fakti që po shkëlqejmë është falë Atalantës.
Valbona Selimllari: Mund të kuptojnë ngarkesën e javës po sërish i numëron hapat. Po numëroje hapa gjithë kërcimin nuk e shijove të tërin.
Lori Bala: E di që kjo javë ka qenë e ngarkuar, por mendoj që edhe kërcimi në çiftit ka qenë po ashtu primare për ju. Pjesa tjetër ishte po aq e bukur sa vetë fustani.