Fifi dhe partneri i saj Graciano arritën ta përfundojnë me sukses samban, edhe pse ishin çifti i parë që performuan, pas humbjes me sfidën e skuadrave.
Ajo mori komente pozitive nga juria.
Olta: Fifi bëri më shumë hapa se çdo herë tjetër.
Valbona: Ke dal vetë nga kafazi, e pash që ishe ndryshe, energjia jote është gjithmonë, unë nuk e kuptova gabimin. Dite ta fshehësh.
Iliri: Ti e ke zakon kur je në gabimet e tua, ke këtë vesin që bën hapa të tepërt që nuk i përkasin koreografisë, por ti samban e shijove.
Fifi arriti të rrëmbente 31 pikë nga juria e “Dancing With The Stars”.