Nata e djeshme(e premte) E Prime-t, ka vazhduar me shumë zënka, mes banorëve e opinionistëve.
Kësaj radhe, Bledi Mane e Blero, u përfshinë në një përplasje, përgjatë spektaklit.
Diçka që i pengonte Bledit ishte se banorët shpeshherë i kanë përmendur spektaklet e mëparshme dhe emrat e banorëve të tyre, e kjo sipas Bledit tregon se ata kanë krijuar njëfarë varësie, dhe se ndërgjegjja e tyre në mënyrë të pavullnetshme po i imiton ata.
Këtë e ka kundërshtuar Blero fuqishëm duke e pyetur Bledin: “Për kë e ke fjalë, vëlla?”
“Zero di ti për mua” – ka vazhduar pastaj Blero.
“Nuk je në dasmë, duke kënduar me dasmorë” – vazhoi Bledi drejt Bleros.