Këngëtarja Nita Latifi ka folur për deklaratën e Gani Gërmisë që ka dhënë për vëllain e tij që i ka vdekur.
Ajo tha se dhimbja largohet vetëm duke folur për të, dhe se beson se kjo do t’i bëjë e do t’i ndihmojë shumë Ganisë.
“Po e shoh Ganinë që ka hyrë edhe dhimbjen e ka marrë me vete, Është një kohë e shkurtër që ka ndodhur që ka ndërruar jetë vëllai. Gania ka bërë shumë mirë që i ka ardhur natyrshëm të tregoj për vëllain”.
“Si në person kam qenë vet e mbyllur me disa njerëz, e di që nuk ka me i mungu dashuria prej asnjë banori aty brenda. E di që pa e shfaqë këtë dhimbje brenda nuk largohet, ai po e tregon ndjenjat e tij të vërteta, e ka nxjerrë një mërzi të madhe që e ka pasë brenda, kjo do t’i ndihmojë shumë”, ka thënë Latifi.