Ia fshiu mesazhin e vajzës, Monika Salihu i reagon ashpër Edonës: Nuk qenke normal

Mediale Vip

Ia fshiu mesazhin e vajzës, Monika Salihu i reagon ashpër Edonës: Nuk qenke normal

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 20:03
Monika Salihu

Edona James dhe Monika Salihu kanë pasur një mosmarrëveshje gjatë ditës së sotme (e diel) në Big Brother VIP Kosova 2.

Gjithçka nisi pasi transgjinorja ia fshiu një mesazh këngëtares së njohur, të cilin ia dërgoi vajza e saj.

Kjo e lëndoi Monikën dhe më pas iu kap biondes, duke i thënë se nuk duhej ta bënte këtë.

Edona nga ana tjetër i tha se nuk e bëri me qëllim dhe se nuk e dinte për mesazhin.

“Boll më. Po e bëj unë për kamerë fjalinë e çikës tem, nuk qenke normal. Unë nuk bëj shou. Kamerë edhe shou mos përmend, e bëj të madhe se më lëndoi. Mos thuaj shou”, u shpreh Salihu.

Edona nga ana tjetër ia ktheu: “Nuk e bëra me qëllim, të kërkova falje”.

Vajzat më pas vazhduan diskutimin duke e fajësuar njëra-tjetrën në lidhje me këtë çështje. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat