5 nëntori nuk është një ditë e zakonshme për çiftin Bora Zemani-Donald Veshaj.
Kjo pasi siç mund ta mbani mend nga "Big Brother VIP 1", ata festojnë përvjetorin e lidhjes në këtë datë.
Sot çifti i dashur i publikur shqiptar bën 5 vite krah njëri-tjetrit. E ky përvjetor i ka gjetur në punë. Donaldi ka publikuar një video ku shfaqet krah Borës, duke thënë se sot festojnë 5-vjetorin e lidhjes, por në punë.
Ata janë duke punuar për filmin e tyre "5 herë jo", që i dedikohet pikërisht historisë së tyre dhe do vijë në kinema në muajin dhjetor.