Nata finale e Love Island Albania është e mbushur plot me surpriza dhe të papritura. Aleksandros dhe Erida ishin çifti i vetëm finalist që nuk ishin deklaruar për njëri-tjetrin dhe Aleksandros i bëri një propozim LIVE Eridës.
Aleksandros: Dua ta falënderoj Eridën pasi ka nxjerrë një Aleks që as unë nuk e besoja. Unë dua të të bëj një pyetje, a do të bëhesh e dashura ime?
Erida: Mua nuk më interesojnë fare fjalët më intereson vetëm ti.
Aleksandros i këndon Eridës këngën e tij të preferuar greke. Teksa ai këndon Anxhela Peristeri vjen surprizë dhe këndon LIVE për çiftin.