Edona, Ganisë: Nuk të kam parë kurrë duke i larë dhëmbët

Mediale Vip

Edona, Ganisë: Nuk të kam parë kurrë duke i larë dhëmbët

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 23:59
Edona James/ Gania

Po vazhdojnë debatet e shumta ndërmjet banorëve në Big Brother VIP Kosova 2.

E së fundmi një përplasje ka ndodhur ndërmjet Ganisë Gërmisë dhe Edona James.

Derisa po qëndronin në oborr me konkurrentët e tjerë, transgjinorja gjatë një bisede e sipër iu drejtua gazetarit se nuk e ka parë kurrë duke larë dhëmbët.

“Nuk të kam parë asnjëherë duke i larë dhëmbët”, u shpreh ajo.

Në një moment ka ndërhyrë Linda Halimi, e cila tha se kjo gjë nuk ka të bëjë me të, duke munduar t’i shmanget këtij diskutimi.

Gania nga ana tjetër i tha Edonës që t’i rregullojë flokët, e më pas pati edhe fjalë të tjera.

Veç kësaj, në BBVK këto ditë ka pasur polemika të shumta e herë pas here edhe ofendime në mes tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat