Provat ditore të “Dancing With The Stars” nisën me tensione nga Juliana dhe Dion, të cilët nuk lanë pas deklaratat që kanë bërë në shfaqjen e së premtes.
“Grupin mendoj që e penalizoi mungesa e provave” është shprehur konkurrentja, gjë që ka acaruar kolegët e saj, përfshirë balerinin shoqërues.
Dion: Ke theksuar mungesë provash.
Juliana: Jo nuk e kam thënë atë, e ke keqkuptuar.
Dion: S’kemi bërë prova mjaftueshëm.
Juliana: Jo, kjo është fjala e fundit që kam thënë, aty e kam përfunduar. Ndër të tjera kur u pyeta kam thënë tre gjëra që kam pëlqyer dhe tre gjëra që nuk më kanë pëlqyer. U bë një super koreografi, një super show. Po ja që gjërat nuk shkojnë gjithmonë siç duam.
Dion: Çfarë mendove që ty të penalizoi?
Juliana: Karakteri që kishe me Enin, Ronaldo me Enin. Unë e kisha me oraret.
Dion: Çfarë kisha unë me Enin?
Juliana: Unë po flas ti po flet. Ku flet dikush duhet ta respektosh.
Dion: Kur kemi lënë oraret me grupin dhe nuk kanë ardhur të gjithë, koreografia grupit këtu cënohej.
Juliana: Janë këto gjërat e vogla që ndikojnë.