Vetëm pak javë pas puthjes në një klub në Los Angeles, tani Damiano David i 'Måneskin' dhe Dove Cameron janë parë sërish bashkë.
Fotot i shfaqin në Sao Paulo të Brazilit, ku sapo u mbajt koncerti i fundit i grupit. Çifti i ri u largua së bashku nga Espaco Unimed, teatri i shfaqjes, duke nxitur kështu thashethemet, të mbështetur edhe nga një foto e publikuar nga një faqe fansash në Instagram. Damiano dhe Dove janë së bashku me pjesën tjetër të grupit, ulur në një tavolinë përballë detit.
Është e vështirë të thuhet, për momentin, nëse ka vërtet diçka mes të dyve, edhe nëse kaq shumë të dhëna sigurisht që nuk mund të nënvlerësohen. E më pas janë edhe zemrat e vogla që ajo ka komentuar nën një postim të fundit prej tij.
E lindur në vitin 1996, tre vjet më e madhe se Damiano, Dove filloi të punojë shumë e vogël, fillimisht në teatër dhe më pas në TV, për Disney Channel, ku luajti binjakët Liv dhe Maddie në serial, më pas Kayla Morgan në Cloud 9 dhe në fund vajzën e Maleficent në Descendants. Ajo ka qenë e lidhur me kolegun e saj Ryan McCartan, me të cilin edhe u fejua dhe më pas me Thomas Doherty.
Për Damianon dashuria më e rëndësishme mbetet ajo me Giorgia Solerin. Të dy u ndanë qershorin e kaluar, pas gjashtë vitesh.