“Nuk ka pasur faj që ta ka marrë shoqja burrin” – Vesa Vllasaliu fillon të qajë gjatë spektaklit

Mediale Vip

“Nuk ka pasur faj që ta ka marrë shoqja burrin” – Vesa Vllasaliu fillon të qajë gjatë spektaklit

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 22:51
Vesa Vllasaliu

Debati i Edona James dhe Vesa Vllasaliut është kthyer sërish në vëmendje në spektaklin e natës së sontme (e hënë).

Në një bisedë me opinionisten Anita Muçaj – Haradinaj, bukuroshja nga Gjilani filloi të qante, duke theksuar se ka reaguar keq pasi ia ka përmendur historinë e saj.

Ajo thotë se i ka penguar pjesa kur James i kishte thënë që ‘nuk kishte faj se ia ka marrë shoqja burrin’.

“Kam reaguar keq sepse më ka përmend diçka shumë të keqe, sepse më ka përdorur diçka, e kam treguar një storie që akoma më dhemb shpirti”, u shpreh ajo.

Më tej, Vesa shtoi: “Më herët më ka thënë normal nuk ka pas faj që ta ka marrë shoqja burrin e tani me më thënë, normal që sillem ashtu”.

Vllasaliu e ka rrëfyer edhe në BBVK historinë me futbollistin Mërgim Berisha dhe romancën e tyre toksike.

Ajo tregoi edhe se ka qenë shtatzënë dhe se e ka humbur fëmijën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat