Dy artistët, Mc Kresha dhe Elhaida Dani do të jenë pjesë e jurisë së “X Factor Albania”, që pritet të rikthehet në Tv Klan.
Prej dy javësh, shumë emra janë përfolur si anëtarë të jurisë, por zërat flasin se dy prej tyre do të jenë pikërisht dy këngëtarët Kresha dhe Elhaida.
Gjithsesi mbetet për t’u parë cilët do të ulen vërtetë në karriget e jurisë.
Theksojmë se ‘X Factor’ ka nisur audicionet nëpër Shqipëri dhe së shpejti do të nisin edhe netët live.