Njihuni me partneren bukuroshe të Bucit të Big Brother VIP Kosova 2

Mediale Vip

Njihuni me partneren bukuroshe të Bucit të Big Brother VIP Kosova 2

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 16:10
Buci

Ylli Dervishi i njohur edhe si Buci u bë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.

Ai është në garë për çmimin e madhe prej 200 mijë eurosh, teksa ai njihet edhe si fitues i një spektakli të ngjashëm vite më parë.

Buci në rrugëtimin e tij të ri në BBVK është treguar mjaft aktiv dhe ‘ngacmues’ me pothuajse të gjithë konkurrentët.

Teksa sa i përket jetës private ai është treguar i rezervuar, por në disa raste ka përmendur partneren e tij, Ina.

Dhe në një kërkim në llogarinë e tij në Instagram, Ylli mund të shihet në disa imazhe përkrah saj.

Image
 Buci me partnere

Në fotot në Instagramin e Yliit, dyshja duken të lumtur përkrah njëri-tjetrit.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse ajo do të vendos që t’i bëjë ndonjë befasi Yllit gjatë qëndrimit të tij brenda shtëpisë së famshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat