Këngëtarja e famshme, Elsa Lila ka rrëfyer në podcastin me kryeministrin Edi Rama jetën e saj, duke përfshirë në të edhe ulje dhe ngritjet gjatë karrierës.
Por, në rrëfimin e saj ajo nuk la pa përmendur as ngjarjen e rëndë të vrasjes së nënës, ku u shpreh se në jetën e saj nuk donte të ndryshonte asgjë, vetëm të mos ndodhte ngjarja e rëndë.
Ajo tha se dëshironte shumë që ta kishte edhe sot gjallë, pranë saj.
"Nuk do ndryshoja asnjë pikë e asnjë presje nga çdo gjë që yjësia ka vendosur të eksperimentoja sepse ndryshe unë nuk do isha kjo që jam sot apo ajo që do të jem nesër me të gjitha eksperiencat e tjera që jam e sigurt do më ndodhin, sepse akoma nuk kemi mbaruar, jemi rrugës. E vetmja gjë që do të ndryshoja ndoshta, e vetmja gjë që yjësia atë momentin e mamasë sime ta kishte eliminuar, ta kisha edhe sot. E vetmja, ajo. Pasi nuk ndodhi në mënyrë të natyrshme, por ndodhi në mënyrë artificiale."