“Prime” i së premtes është shoqëruar me tensione qysh sot herët në mëngjes kur banorët e BB VIP Kosova janë zgjuar.
Ka qenë Edona James e cila i është rikthyer diskutimeve të mbrëmshe dhe e ka akuzuar Linda Halimin e po i merr “burrat e tjerë nëpër gojë”. Kjo pas debatit dhe akuzave që Linda ka drejtuar ndaj Bleros për punën e “hotelit e gotës me venë”.
Edona James ia ka kujtuar Lindës se është e martuar.
“Marre me të ardh prej burri tënd”, është shprehur ndër të tjera Edona James.