Gordon Ramsay ka mirëpritur fëmijën e tij të gjashtë me gruan 49-vjeçare, Tana.
Këtë zbulim e ka bërë shefi i famshëm 57-vjeçar i kuzhinës me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku ka postuar një foto nga materniteti dhe ka shkruar:
“Sa dhuratë e mrekullueshme për ditëlindje, mirëseardhe Jesse James Ramsey, 3.1 kg!! Një tjetër paketë dashurie për “brigadën” Ramsay!! 3 djem, 3 vajza… Kaq.”
Çifti tashmë janë prindër të Meganit, më e madhja, e cila tashmë është në të 20-at, binjakët Jack dhe Holly, Matilda ‘Tilly’ dhe Oscar.